Petro Koci:”Protesta dëshmoi se oligarkët po luajnë me dy porta”

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka komentuar protestën e organizuar ditën e djeshme nga Paria Demokratike, duke e quajtur si një lajm të keq për Shqipërinë. Koçi shprehet se protesta dëshmoi që për demokratët Sali Berisha është më i rëndësishëm se Shqipëria. “Shpenzimet e protestës vërtetuan gjithashtu se oligarkët bëjnë lojë me shumë porta” shprehet ndër të tjera deputeti Koçi.

Reagimi i plotë:

”Edhe se nuk ishte proteste më e madhe nga ato qe orientonte Lul Basha sërish mund të themi se protesta e mbrëmshme ishte një lajm i keq për Shqipërinë. Dëshmoi se për pëdëistët Saliu është më i rëndësishëm se Shqipëria. Dëshmoi se euroatlantizmi në PD nuk është bindje, por retorike pragmatiste. Shpenzimet e protestës vërtetuan gjithashtu se oligarkët bëjnë lojë me shumë porta.

Nga ana tjetër vërteton se standarti kulturor dhe politik i Berishës është mjaft i përhapur në shoqëri. Dëshmon se rinovimi i vertetë politik, ndryshimi i lidershipit politik te ne është sëprapthi. Prandaj Nano iku para Berishës kur duhej të ndodhte ndryshe. Iku Luli para Berishës, kur ky i fundit duhej të ishte në pension. Ndërsa nga gjuha e analistëve kuptoj që dhuna në shoqerinë tonë është akoma pasion.”

Zjarr Tv Ad