“Do hapet një aferë e madhe, do arrestohen peshq të mëdhenj”/ Blendi Fevziu del me paralajmërimin ‘bombë’, deputeti i PD-së e thotë troç në mes të emisionit: Turp i zi!

0
4172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar mbrëmjen e djeshme ne emisionin ‘Opinion’ ka treguar për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila i dha atij dënimin me një vit burg për çështjen “Babale”. Deputeti ka treguar se ai tashmë e ka animuar çështjen në Gjykatën e Apelit dhe është në pritje të vendimit.

Salianji është shprehur se shpreson se Apeli do të marrë një vendim të drejtë pasi sipas tij është absurde të akuzohet një person se ka krijuar inskenim me persona që nuk i njeh. Gjithashtu Salianji ka shtuar se nëse do vërtetohej se ai kishte dhënë 300.000 Euro për këtë çështje, ai nuk duhet të akuzohet për shpifje, por tashmë duhet të ishte në burg.

Deputeti ka shtuar gjithashtu se ai do të respektojë çdo vendim që do të marrë gjykata, por ai shton se “nuk besoj se do kalojë në këtë. Është një çështje, që nuk është çështje fare.“

Blendi Fevziu: Salianji ju bëra një pyetja, Lorenci ka disa herë që thotë do hapet një aferë e madhe do arrestohen peshq të mëdhenj, mesa duket pritet një vendim ku mund të shkosh ti në burg.

Ervin Salianji: Shiko, kjo është një situatë e njohur për publikun, në mënyrë të përmbledhur shoqëria shqiptare ka investuar në një reformë në drejtësi bashkë me partnerët ndërkombëtarë, për të çuar para përgjegjësisë penale njerëz që kanë administruar në pushtet. Unë kam bërë denoncim si sekretar për aksionin qytetar të Partisë Demokratike një denoncim i  cili i ka sjellë shoqërisë shqiptare një benefit. Një njeri i dënuar prej më shumë se 10 vitesh me një dënim të formës së prerë me 74 muaj burg, ditën që unë bëra denoncimin në emër të Partisë Demokratike shkoi në burg. Kaq. Edhe kallëzim penalisht nuk kam bërë. Është denoncim publik, është çështje e lirisë së fjalës. Drejtuesit e policisë së shtetit po e kthejnë përciptazi, se po të kishte drejtësi nuk do të ishim këtu do të kishim një person që nuk do të lejohej të dilte jashtë, do të kishte hetim të atij personi. Sot që flasim, ai dhe vëllai i tij deputet, ka deputetë tjetër, ndjesë që po e përmend,  të Partisë Demokratike që i ka bërë hetim penal OFL-ja, te ky nuk shkojnë. Pra këtu kemi një vendosje me më shumë se dy standarde në zbatimin e ligjit.

Blendi Fevziu: Salianji nuk dua t’i hyj në thelb çështjes suaj sepse akuza juaj është që keni inskenuar një çështje.

Ervin Salianji: Akuza është, që të bësh inskenim së pari duhet t’i njohësh njerëzit dhe nëse prokuroria apo gjyqësori shqiptar, unë pa pasur instrumentet e prokurorisë kam gjetur se si jepte para ish drejtori i policisë së Fierit se si i jepte para një llumi. Si mund të inskenohet një çështje me dy persona që nuk i njeh, se këta i sjellë Rama. Unë nuk i njoh ata, as prokuroria nuk e thotë dot. Nëse unë si deputet i Partisë Demokratike kam dhënë 300.000 Euro për t’u bërë ajo çështje, akuza ime duhet të ishte për shpifje?! Unë nuk duhet të isha këtu apo jo.

Blendi Fevziu: Jo po pate dhënë 300.000 Euro duhet të ishe në burg.

Ervin Salianji: Po pra, kjo është një gjë e pacipë, turp i zi, një çështje ku nuk ka ku të kapet. Do të shikohet se ajo do të shkojë edhe në gjykata ndërkombëtare.

Blendi Fevziu: Po në qoftë se Gjykata e Apelit merr vendimin se do jeni i detyruar të shkoni në institucionin e riedukimit?

Ervin Salianji: Në këtë vend njerëzit kanë sakrifikuar edhe më shumë, do ta bëj dhe do ta quaj një medalje ashtu siç kam vendosur atë dënimin e Shkallës së Parë të një personi, që ashtu si dhe pjesa e prokurorëve që janë marrë me këtë çështje, janë larguar nga Vetingu. Kanë pasur hallin e Vetingut, kanë menduar që duke bërë këtë do e kalojnë, kanë rënë në Veting, pra kanë qenë vulnerabël. Nuk e ka kaluar asnjëri që është marrë e këtë çështje. Kjo është situata. Unë nuk besoj se një Gjykatë Apeli, e cila profesionalisht dhe me tre trupa, nuk besoj se pavarësisht lidhjeve miqësore dhe mitit të ngritur në këtë vend, në reformën në drejtësi,  ky personazhi, Fatmir Xhafa në rastin konkret ka një influencë që e përdor për interesa personale, nuk besoj se do kalojë në këtë. Është një çështje, që nuk është çështje fare.

Blendi Fevziu:  Nëse merret ky vendim, ju do ta zbatoni zoti Salianji? Nuk do të bëni asnjë tentativë për t’u larguar.

Ervin Salianji: Nuk ka diskutim fare. Çdo lloj vendimmarrje, pavarësisht besimit të cenuar apo pabesueshmërisë te institucionet, nëse ka çmenduri dhe thonë se për denoncim publik mund të shkosh në burg për agjitacion dhe propagandë dhe komplote ndaj qeverisë në vitin 2022, kur unë bëj denoncim në emër të një partie politike, pa diskutim pastaj që do bëj të që ju thoni.

Zjarr Tv Ad