Sulmet atomike, ja cili është vendi më i sigurt në Europë

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kërcënimet për sulme më armë bërthamore po shtohen gjithnjë e më tepër sidomos pas luftës në Ukrainë, kërkesa për bunkerë antiatomik është rritur në vendet evropiane. Por në Zvicër tashmë janë organizuar.

Zvicra do të ishte vendi më i sigurt në rast të një sulmi bërthamor. Në fakt, edhe pse nuk ka bërë kurrë luftë (të paktën në shekujt XX-XXI), Konfederata Zvicerane krenohet me një numër kaq të lartë të bunkerëve anti-atomikë saqë, në rast të një sulmi bërthamor ose aksidenti, do të ishte i vetmi komb në gjendje për të shpëtuar gjithë popullsinë e vendit.

Të kesh një vend strehimi të tillë është në fakt një e drejtë e sanksionuar me ligj në Kushtetutën zvicerane. Në nenet 60 dhe 61 të ligjit federal për mbrojtjen civile shkruhet se: “Çdo banor duhet të ketë një strehë (vend të mbrojtur) pranë shtëpisë së tij” dhe “Në zonat ku numri i vend strehimeve është i pamjaftueshëm, pronarët që ndërtojnë ndërtesa banimi janë të detyruar të ndërtojnë një vendstrehim dhe ta pajisin atë. Nëse nuk dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë atëher ata paguajnë një kontribut zëvendësues”.

Zvicra ka rreth 365,000 vend strehime private dhe publike, në gjendje të ofrojnë mbrojtje për mbi 9 milionë njerëz, duke mbuluar më shumë se 104% të popullsisë së vendit që është rreth 8.6 milionë banorë. Zvicra përbën një rast unik. Shtetet që renditen pas saj janë Suedia me 70% dhe Finlanda me 62%. Në Austrinë fqinje, bunkerët do të mbronin vetëm 30% të banorëve, ndërsa në Gjermani vetëm 3%.

Zjarr Tv Ad