Mblidhet Këshilli për Rregulloren, ja kur vendoset ‘fati’ për mandatin e Olta Xhaçkës

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku do të diskutohet mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka, pas akuzave të opozitës se burri i saj ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik. Mbledhja nisi në orën 13:00.

Kujtojmë që 14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, me arsyetimin se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Për demokratët kjo është shkelje e rendë e kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike.

Zjarr Tv Ad