Vidhen 15 mln euro me një procedurë blerje të energjisë elektrike për 7 ditë

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Lisandër Hoxha

KESH po përdoret për të bërë ‘cash’ nga mafia e energjisë së rilindjes. Siç kanë deklaruar vetë, që jemi në krize deri në Dhjetor të 2022, Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar krizën! Përkundrazi, ka rritur shpenzimet nën pretekstin e krizës dhe shumë shpejt keqmenaxhimi i sistemit do zbrazet në faturat e qytetarëve dhe bizneseve.

KESH, ditën e Shtunë, datë 8 Korrik 2022, ka blerë energji elektrike për datat 11-17 Korrik me çmimin rekord prej 473.76 Euro/MwH, ndërkohë që çmimi në burse (www.hupx.hu) ishte vetëm 110 Euro/MwH. Pra janë harxhuar mbi 20 mln euro për të blerë një mall që kushtonte rreth 5 milionë euro ditën kur është bërë kjo procedurë blerje. KESH ka zhvilluar rreth 45 procedura blerje të energjisë elektrike nga Janari deri tani, në Korrik 2022, duke fshehur të dhënat e këtyre tenderave.

KESH nuk ka publikuar të dhënat e kompanive pjesëmarrëse në tender, çmimet e ofruara prej tyre, apo fituesit. KESH nuk ka siguruar energji elektrike përmes procedurave mujore apo 3 mujore, por ka blerë energji me bazë disa ditë dhe kështu ka përfunduar në një skemë të dyshimte me 45 procedura për periudhën Janar-Korrik. SPAK duhet të nisë hetimet për sektorin e energjisë elektrike, tenderat sekret të tyre si dhe të hedhë dritë mbi financat e këtij institucioni!

Zjarr Tv Ad