“Rritja e fundit e ndjeshme daton në 2004-2005”, punonjësit e Universiteteve paralajmërojnë bojkotin e vitit akademik: A e dini sa paguhet një profesor?

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë Ministria e Arsimit ka vendosur që të rrisë me 6% pagat për punonjësit e Arsimit Universitar, gjë që ka nxitur indinjatën e punonjësve të Arsimit të Lartë. Kreu i sindikatës së punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë profesor Aleksandër Kovaçi në një intervistë për Fax News u shpreh se pagat për punonjësit e arsimit të lartë nuk janë rritur që prej vitit 2004.

“Trajtimi financiar i punonjësve të Universiteteve, është esencial për cilësinë e tyre. Vendimi për të rritur me 6% pagat e punonjësve për arsimin parauniversitar është i pamjaftueshëm, pasi vetëm inflacioni është më i lartë sesa aq.

Për punonjësit e Arsimit të Lartë nuk ka rritje prej vitesh të pagave, nuk kemi pasur asnjë reagim nga institucionet, gjithçka ka mbetur në kuadër të premtimeve. Ne kemi vendosur që të ripërsërisim kërkesat tona. Ne do të marrim masa deri në bojkotimin e vitit të ri akademik”, u shpreh Kovaçi.

I pyetur nga gazetarja e Fax News Sara Demushi, se çfarë ndodh nëse bojkotohet viti i ri akademik, Kovaçi u shpreh:

” Jemi me paga 40% më të ulëta se të rajonit, pedagogët janë varfëruar edhe më shumë nga rritja e çmimeve, një pjesë e tyre duan që të dalin nga sistemi. Kërkesat tona ia kemi marrë qoftë kryeministrit dhe qoftë ministrisë së arsimit, dhe nuk kemi marrë as një përgjigje zyrtare. Rritja e fundit e ndjeshme në stafin universitar ka ndodhur në 2004 apo në 2005. Në krahasim me rajonin është e patolerueshme, është gjendje e mjerueshme. Një orë mësimore për një asistent të jashtëm është 5 mijë lekë ora, si mund ta marrësh ti një pedagog të tillë, një pedagog me titullin i asociuar, pa taksa merr 9 mijë lekë ora. Ndërkohë që sistemi arsimor privat i ka pagat shumë herë më të larta. E kemi të vështirë që të gjejmë pedagogë të jashtëm.”

Kovaçi u shpreh se pagat e ulëta nuk i vuajnë vetëm pedagogët, por edhe stafet akademike. Kreu i shoqatës tha se duhet të ketë një rindarje të orëve të mësimit në raport me seminarët, që nuk mund të vlerësohen njësoj.

Zjarr Tv Ad