Presidenti i vendit e cilësoi aferën e inceneratorëve si një babëzi të shekullit. Përmes një deklarate për media nga institucioni i Presidencës, Meta tha se ditën e djeshme u zbulua dhe një rast tjetër skandaloz në lidhje me aferën e inceneratorëve ku transaksione prej 5 dhe 6 milionë eurosh ishin kryer në emër të një gruaje që ka ndërruar jetë 5 vite më parë.
“Ndërsa klajmet e fundit që dolën edhe dje, ku përveç pensionistëve që janë në azile që figurojnë në mënyrë të paditur me veprime që kapërcejnë mbi 300 milionë euro, çobani rezulton gjithashtu me veprime të pakryera nga ai me miliona euro këtu. Për fat të keq për të kuptuar dramacitetin e kësaj babëzie që është babëzia e shekullit dje u zbuluan dhe fakte për një qytetarë të ndjerë, e cila ndërroi jetë 5 vite më parë, në emër të së cilës janë kryer transaksione me vlerë 5- 6 milionë eur. Kjo është ulëritëse. Një shtet që thotë se nuk kemi çfarë t’i bëjmë zjarrit se s’kemi lekë për helicopter”, tha Meta.