Interi zyrtarizon fanellat e sezonit të ri, ja ndryshimet nga sezoni i kaluar

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Interit ka zyrtarizuar fanellat e reja për sezonin që vjen. Skuadra zikaltër në faqen zyrtare ka publikuar fotot e futbollistëve që pozojnë me këto fanella.

Ndryshe nga një vit më parë këtë sezon rikthehen vijat tradicionale zikaltër. Gjithashtu sponsori i ri do të jetë digitalbits, sponsor me të cilin klubi kishte nisur bashkëpunimin kohë më parë.

Përvec logos së skuadrës në anën e djathtë është stampuar edhe trikolori i kupës, trofe të cilin Interi e fitoi përballë Juventusit.

Ndërkohë në pjesën e brendshme shkruhet “Milano 1908” që është viti i themelimit të Interit.

Zjarr Tv Ad