Trajneri holandez e nis me këmbën e mbarë, Manchester United turpëron nënkampionët në miqësore

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm Manchester United dhe Liverpool kanë luajtur ditën e djeshme një miqësore midis tyre.

Skuadra e United bëri një sezon për tu harruar vitin që shkoi ne Premier League. Megjithatë duket se me ardhjen e trajnerit të ri Erik ten Hag gjërat kanë ndryshuar.

Edhe pse nga skuadra janë larguar lojtarë të tillë si Pogba, trajneri ka mundur të rreshtoj mirë skuadrën duke fituar thellë përballë një skuadre si Liverpool. Serinë e golave e hapi Sancho në minutën e 12-të, më pas në të 30-ën minutë Fred dyfishoi shifrat.

Pësimi i golit të dytë bëri që trajneri Klopp të bënte plotë 10 zëvendësime në minutën e 32, por vetëm një minutë më vonë pësuan edhe golin e tretë nga Martial. Ndërkohë Pellistri shënoi edhe golin e fundit të sfidës në minutën e 76-të.

Edhe pse po flasim thjeshtë për një ndeshje miqësore një rezultat i tillë lë gjurmë tek skuadrat.

Zjarr Tv Ad