Inter fiton miqësoren e parë sezonale, Asllani shkëlqen sërish

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Interit ka nisur pregatitjet për sezonin e rid he në program ka disa ndeshje miqësore për të testuar modulet por edhe futbollistët e rinj të afruar në skuadër.

Testi i parë miqësor ishte pikërisht përballë Luganos, ndeshje të cilën e ka fituar me rezultatin 1-4. Serinë e golave e hapi D’Ambrosio në minutën e 3-të, Lautaro dyfishoi shifrat në të 16-ën, ndërsa në minutën e 61 Correa shënoi edhe të tretin.

Ishte përsëri Lautaro që shënoigolin e dytë personal dhe të katërtin për Interin, ndërkohë golin e vetëm Lugano e shënoi në minutën e 82-të me Casciato.

Në këtë takim shkëlqeu edhe njëherë Kristjan Asllani që mesaduket aventurën zikaltër e ka marrë seriozisht.

Për Interin u aktivizua edhe futbollisti tjetër shqiptar Andi Hoti i cili zuri vendin e D’Ambrosios në minutën e 76-të.

Zjarr Tv Ad