Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 27 korrik gjyqin për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, shkruan newsbomb.al. Togat e zeza i kanë lënë kohë avokatëve mbrojtës, do t’i dëgjojnë dhe më pas do të vendoset dënimi apo shpallja e pafajësisë.
Për shkak të bojkotit të avokatëve, pala mbrojtëse e Fatos Tushes ka kërkuar që seanca të shtyhet në 27 korrik.
Ish-kryebashkiaku socialist i Lushnjes akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “abuzim me tenderat” dhe prej më shumë se 6 muajsh është prapa hekurave.
Një muaj më parë, Prokuroria Speciale SPAK ka dhënë pretencën dhe ka kërkuar 5 vite burg për Fatos Tushen. Nëse Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë, ish-kryebashkiaku i Lushnjes do të dënohet me 3 vite e 4 muaj burg sepse ka pranuar gjykim të shkurtuar.
Sipas SPAK, Fatos Tushe dhe shtetasi Flamur Peqini me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë kanë favorizuar kompaninë “Euro Alb shpk” me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë.
Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata më datë 11 nëntor 2020, ndërkohë që përfitimin dhe punimet në fakt i ka kryer biznesmeni Ibrahim Lami i “Loti SHPK”, i cili është lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqini.
Pretenca e SPAK për të arrestuarit e Lushnjes, bashkë me Fatos Tushen:
Fatos Tushe 5 vjet burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj)
Leonard Sefa 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i denimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)
Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj
Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj
Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj
Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Vilma Zhupa 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Ibrahim Lami 2 vjet 3 muaj / 1 vit 6 muaj
Gjergji Mëhilli 1 vit / 8 muaj
Ismail Bliku 9 muaj / 6 muaj
Edi Gjelaj 3 vjet / 2 vjet
Gazmend Ccela 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj