“Policët e pranojnë se duhet të vënë një numër të caktuar gjobash”- Deputeti i PD: Dalin si kaçakë te cepi i ferrës, jashtë shtetit të merr malli të shohësh…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka deklaruar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se policia në vendin tonë vendos një numër rekord gjobash krahasuar me vendet e tjera. Ai tha se policët e pranojnë nën dhëmbë se duhet të vendosin një numër të caktuar gjobash. Ai u shpreh se policia e qarkullimit rrugor vendoset në cep të rrugës për të kapur mat shoferët.

“Po të shkosh në një rrugë ke dy polici në dy anët. Është aq i madh numri i gjobave sa duhet të kemi vënë rekord botëror. Ne kemi shëtitur edhe jashtë vendit dhe të merr malli të shohësh policë. A mund të referohet një statistikë sa është numri i gjobave të vendosura në tre vitet e fundi nga policia e qarkullimit dhe nga bashkia.

Sepse në fund të fundit këto shkojnë te xhepi i qytetarëve. Unë në komunikim me policitë ato thonë nën dhëmbë se është i përcaktuar numri i gjobave që ata duhet të vendosin. Kjo është e dhimbshme. Policia e qarkullimit rrugor kthehen si kaçakë. Dalin te cepi i ferrës apo në një kthesë të padukshme”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad