Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kalidou Koulibaly është padyshim një nga qëndërmbrojtësit më të mirë në Seria A. Emri i futbollistit është lakuar shpesh për një largim të mundshëm nga skuadra e Napolit por deri tani nuk ka patur asgjë konkrete.
Megjithatë duket se skuadra e Chelsit nuk ka ndërment të tërhiqet për transfeimin e Koulibaly në Stamford Bridge.
Marrveshja midis lojtarit dhe klubit është arritur dhe tani mbetet të bindet vetëm Napoli. Drejtuesit e Chelsit do të derdhin në arkat e italianëve shumën e 38 milion eurove plus dy në formën e bonuseve.
Ndërkohë vetë lojtari, nga kontrata e re do të përfitoj 10 milion euro në sezon plus bonuset. Napoli duket se është i kënaqur me këtë shifër dhe po mendon për zvendësuesin e mbrojtësit.