Skandali me tenderin e ARRSH për rrugën Fier-Vlorë, PD reagon pas denoncimit të News24: Paratë futen në xhepat e të korruptuarve

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike kërkon vëmendjen e organeve të drejtësisë për shpenzimet korruptive. PD ka reaguar pas denoncimit të News24, për skandalin me tenderin e ARRSH për rrugën Fier-Vlorës, ndërsa thekson se 2 milionë euro më shumë i vidhen shqiptarëve ndërkohë borxhi po shkon 100%. Anëtari i Kryesisë së PD-së Eno Bozdo në një komunikim për mediat tha se paratë e qytetarëve futen në xhepat e të korruptuarëve.

Fjala e plote:

Për riprarimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë, ARRSH nuk kursehet. Sikur t’i kishte para të lëna trashëgim nga babai, Evis Berberi ia ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës, jo ofertës më të mirë prej 4. 5 milion euro, por të katërtës prej 6.5 milion. Dy milionë më shumë, në euro që nuk vijnë nga xhepi i tij, as i Ramës, por i taksapaguesve shqiptarë.

Me dyshimin e fortë se nëse nuk dalin, një pjesë e tyre futen në xhepa zyrtarësh të korruptuar. Autoriteti i Rrugëve mund të hynte në librin “Guinness” me vendimet anti-ligjore, të papërgjegjshme dhe të kushtueshme. Partia Demokratike denoncon një akt të tillë, i cili nuk është i paprecedent për këtë qeveri, por nuk ka precedent në vende normale, ku qeverisja është transparente dhe llogaridhënëse.

Tre pyetje që do bënte çdo qytetar, dhe ne i përsërisim në emër të tyre, janë:

  • Pse kalohet te e katërta në listën e ofertave dhe shmangen tri të parat?
  • Pse zgjidhet një ofertë që kushton 2 milion euro më shumë se konkurueset?
  • Pse nuk ka transparencë të vendimmarrjes?

Partia Demokratike kërkon vëmendje qytetare dhe të organeve të drejtësisë, për shpenzime të tilla abuzive, dhe rrjedhimisht, korruptive. Alarmi bëhet edhe më i fortë, po të kujtosh borxhin publik të vendit, që po kap 100% – shin. Partia Demokratike falenderon median që investigon dhe publikon akte korruptive të tilla, dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë të dëshmojnë se janë në krye të punëve, dhe pushtet i pavarur, jo një degë e thyer e qeverisë.

Zjarr Tv Ad