Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas një merkatoje cilësore, skuadra e Egnatias ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri të Superligës.
Ekipi rrogozhinas është zhvendosur në Maqedonin e Veriut ku do të qëndrojë për rreth dy javë. Përvec stërvitjes ekipi ka programuar edhe disa takime miqësore.
Miqësorja e parë do të zhvillohet më 8-të korrik përballë skuadrës së Strugës e cila militon në nivelin më të lartë të futbollit maqedonas.
Pesë ditë më vonë do të luhet takimi me skuadrën e Ohridirt. Ndërsa në datat 27-të korrik dhe pesë gusht do të luhen miqësoret përballë Pobedas dhe Vardarit që do të jenë edhe dy miqësoret e fundit.
Në këtë mënyrë skuadra e Egnatias tregon edhe njëherë se do të jetë një kockë e fortë për kundërshtarët sezonin e ardhshëm.