Egnataia me ide të qarta për sezonin e ardhshëm, fillon faza përgatitore në Maqedoninë e Veriut

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas një merkatoje cilësore, skuadra e Egnatias ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri të Superligës.

Ekipi rrogozhinas është zhvendosur në Maqedonin e Veriut ku do të qëndrojë për rreth dy javë. Përvec stërvitjes ekipi ka programuar edhe disa takime miqësore.

Miqësorja e parë do të zhvillohet më 8-të korrik përballë skuadrës së Strugës e cila militon në nivelin më të lartë të futbollit maqedonas.

Pesë ditë më vonë do të luhet takimi me skuadrën e Ohridirt. Ndërsa në datat 27-të korrik dhe pesë gusht do të luhen miqësoret përballë Pobedas dhe Vardarit që do të jenë edhe dy miqësoret e fundit.

Në këtë mënyrë skuadra e Egnatias tregon edhe njëherë se do të jetë një kockë e fortë për kundërshtarët sezonin e ardhshëm.

Zjarr Tv Ad