Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për hartën e re gjyqësore gjatë fjalës së tij në Kuvend. Manja u shpreh se është e qartë se jo të gjithë do të jenë të kënaqur por theksoi se ky është mekanizmi i duhur që do i japë zgjidhje shumë problematikave në sistemin gjyqësor.
“Ne dje patëm një diskutim lidhur me hartën gjyqësore. Gjej rastin të falenderoj grupin e punës dhe KLGJ. Problematikat dhe sfidat e kësaj harte i diskutuam dje në një dëgjesë maratonë ku patëm mundësinë që të qartësojmë shumë nga pozicionet tona në raport me hartën gjyqësore. Është e kuptueshme se jo të gjitha palët do kënaqen. Por është mekanizimi i duhur në zbatim të ligjit dhe që do i japë zgjidhje shumë problematikave që sot kemi me sistemin gjyqësor”, u shpreh Manja.
Ai deklaroi se harta e re gjyqësore do të finalizohet shumë shpejt dhe do të ketë një vlerësim të kostove për sistemin e ri.
“Harta e re gjyqësore që ne do të finalizojmë shumë shpejt do të ketë një vlerësim të kostove. Do ulemi dhe do bëjmë një vlerësim të nevojave që ka sistemi në logjistikë dhe burime njerëzore. Pa lënë menjëanë edhe modernizimin e sistemit gjyqësor. I inkurajoj që me të njëjtin ritëm të vazhdojnë edhe për vitin 2022 që të realizohen objektivat kundër kriminalitetit”, u shpreh ai.
“Një sfidë tjetër është plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë. Edhe për KLGJ rekomandohet të nisë procesi i vlerësimit etiko-professional të gjyqtarëve. Po ashtu për KLGJ ngelet detyrë parësore Kjo do na japë panoramë të qartë të ngarkesës së punës”, tha Manja.