Barcelona dhe Manchester United gjejnë akordin për transferimin e yllit katalanas në Old Trafford

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i Manchester United Erik ten Hag prej kohësh është vënë në lëvizje për të transferuan në Mancester një njohje të vjetër sic është Frenkie De Jong.

Futbollisti është pjesë e Barcelonës dhe skuadra spanjolle nuk ka ndërmend të privohet lehtë nga mesfushori.

Pak kohë më parë zyrtarët e klubit arritën deri aty sa shpreheshin se De Jong nuk është në shitje. Por duket se oferta e mbërritur në klub nga ana e Manchester United i ka bindur blaugranat.

Bëhet fjalë për një ofertë që kap shifrën e 75 milion euro plus 10 të tjera në formën e bonuseve.

Duket se akordi mes skuadrave është arritur tani duhet të përmbushen edhe kërkesat e holandezit për një transferim të mundshëm.

Zjarr Tv Ad