Nga Petrit Vasili
Qeveria me arrogancën dhe paaftësinë tashme të njohur vazhdon me kokëfortësi në rrugën e miratimit të Hartës Gjyqësore. Kjo Hartë rrënon perfundimisht Reformën në Drejtësi dhe asgjëson të drejtat bazike të qytetareve për akses të lehtë dhe pa kosto në drejtësi, si dhe për procese të drejta ku të jenë të barabartë në çdo pikpamje përpara ligjit. Rezoluta e Parlamentit Europian qe u miratua ne 19 maj, vetem tre jave me pare,adreson shume qarte problemin skandaloz te Hartes se Re gjyqesore dhe thekson:
[‼️] “se reforma e sistemit gjyqësor sipas Hartës së Re të Gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë opinionet e palëve të interesuara dhe kushtet socio-ekonomike të grupeve vulnerabël dhe të përmirësojë aksesin në drejtësi dhe procesin e duhur ligjor”;
Pika 37.(neë judiciary map should take into consideration stakeholders’ opinions and the socioeconomic conditions of vulnerable groups and improve access to justice and due legal process;”)
Kjo Harte e tille arbitrare shkakton realisht asgjesimin e mundesise reale per akses te lehtesuar ne drejtesi dhe realizimin e vertete te barazise perpara ligjit e te pa ndikuar nga asnje faktore sociale ekonomike qe krijon pabarazi. Kjo Harte e re Gjyqesore nuk merr parasysh nje nga problematikat me delikate sic është largësia gjeografike, që shumë qytetarë kanë nga Gjykatat dhe si mundësitë e kufizuara të transportit dhe ato financiare individuale per te perballuar kete transport te larget dhe absurd.
Kjo Harte e re Gjyqesore nuk ka vlerësuar shpërndarjen dhe përqëndrimin e popullatës në njësitë administrative të secilës bashki dhe kjo analizë e munguar ka krijuar shpërndarje absurde të gjykatave sipas këtij gjoja riorganizimi te ri. Kjo Harte Gjyqesore pengon rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë dhe në respektim të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor. Kjo Harte Gjyqesore nuk u parapri nga asnje konsultim ne fazen e ideimit te saj me Grupet e Interesit, duke ecur me logjiken e faktit te kryer dhe te dhunes se kartonave.
Kjo Harte e re gjyqësore nuk merr për bazë nevojat e komuniteteve qytetare, qe ndodhen në vështirësi, sidomos kategori të veçanta sociale si minoriteti Rom dhe Egjiptian, gratë në nevojë, të rinjtë dhe të miturit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, komuniteti LGBTI, qytetarët në pamundësi ekonomike, shtetasit e privuar nga liria. Ndaj BASHKOHEM me greven e drehte te avokateve!