“Amnistia është e jashtëzakonshme”, Ahmetaj: E ka me merak edhe Rama, kush do të përfitojë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me një grup përfaqësuesish të bizneseve mbi amnistinë fiskale. I pranishëm në këtë diskutim ka qenë edhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj i cili ka thënë konteksti është i dhimbshëm dhe real pasi Shqipëria vjen nga tre goditje, tërmeti, pandemia dhe kriza për shkak të luftës. Ahmetaj theksoi se nuk do të ketë asnjë mundësi që personat e dënuar të mund të pastrojnë paratë. Zv. Kryeministri e ka cilësuar si një instrument të jashtëzakonshëm amnistinë fiskale.

“Dëmi mund të shkojë edhe 9% i GDP nga tërmeti. E dyta është pandemi. Edhe pse Shqipëria e ka përballuar me sukses pandeminë, por goditjet ekonomike kanë qenë të ndjeshme shumë. E treta është kriza ekonomike për shkak të sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Inflacioni që është më i lartë tek familjet me të ardhura të ulëta. Kërkon instrumente të jashtëzakonshme.

Amnistia është instrument i jashtëzakonshëm. Shumë i rrallë dhe një herë në jetë. Tenton të garantojë likuiditetet në një situatë me risqe. Dua ta sqaroj për të gjithë se nuk bëhet fjalë se dikush që ka qenë i dënuar për vepra penale deklaron të ardhura. Aty tek kategoritë e përjashtuara do shikohet se këto kategori janë të përjashtuara. Ecim me prezumimin e pafajësisë dhe deklarimit global të mos pasurit cënim.”tha Ahmetaj.

Qëllimi i amnistisë sipas Ahmetaj kërkon që të bëjë të deklaruar paratë e fituara nga emigrantët në punë të zezë.

“Parimet janë Deklarimi vullnetar pra vetëdeklarimi. Subjektet e OFL të verifikuar dhe pa verifikuar nuk do mund të amnistojnë. Asnjë nga pasuritë nuk do mund të transferohet jashtë Shqipërisë për 5 vite. Do përjashtohen zyrtarët e lartë dhe të administratës. Pasuritë e deklarueshme janë disa. Shuma në të holla, pasuri me vlerë të luajtshme të paluajtshme. Tatimi është 7% në 4 muajt e parë. Kjo ka të bëjë me urgjencën që kemi ne që këto pasuri të vijnë. 2 milion euro është deklarimi, tavan. Dhe kjo është për familje dhe jo për individ. Nuk mund të tërhiqen cash dhe të bëhet skemë mashtrimi.” tha Ahmetaj.

Mes të tjerash sipas zv.kryeministrit Shqipëria ka nevojë urgjente për këto para të deklaruar, ndërsa sipas tij me merak kjo situatë po shihet dhe nga kryeministri Edi Rama për materializimin e risqeve për shkak të evazionit fiskal të ardhur nga lufta në Ukrainë.

“Ka nevojë ekonomia për të parë ato pasuri në ekonominë shqiptare të deklaruar. Edhe për shkak të merakut që ka kryeministri Rama të materializimit të risqeve për shkak të evazionit fiskal të ardhur nga lufta në Ukrainë.” tha Ahmetaj.

Në draftligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”, të hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, i cili doli disa javën më parë për konsultim publik krahas legalizimit të shumave në para deri në 2 milionë euro, dhe pasurive të paluajtshme është parashikuar edhe e drejta për rivlerësimin e pasqyrave financiare.

Zjarr Tv Ad