Kadilli përballë Veliajt në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës? Demokrati: E kam konsultuar me miq, akoma me Berishën…

0
296
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokrati Fatbardh Kadilli ka folur për projektet e tij në të ardhmen brenda kësaj force politike, që tashmë është rithemeluar. I pyetur nga Arian Çani në lidhje me zërat që qarkullojnë se Kadilli ka në plan të jetë kandidat për kryetar bashkie i Partisë Demokratike në Tiranë, Fatbardh Kadilli ka thënë se një gjë të tillë e ka konsultuar me miq, kolegë e figura të televizionit, por akoma me kreun e PD-së Berishën. Gjatë fjalës së tij, Kadilli ka thënë se projekti që ai synon është që opozita të përballet me pushtetin në Tiranë, dhe për këtë beson se do të ketë mbështetjen e Berishës.

Arian Çani: A është e vërtetë se janë hapur llafe se ti ke në plan dhe pritet të jesh kandidat për kryetar bashkie i PD në Tiranë, sfidant i Erion Veliajt?

Fatbardh Kadilli: Është e vërtetë që e kam konsultuar me miq, kolegë e figura të ekranit mundësinë e kandidimit si përfaqësues i opozitës përballë Erion Veliajt apo kushdo të jetë nga PS për garën e bashkisë. Deri tani ka qenë një konsultim miqsh. Ti po e bën lajm se unë deri tani nuk kam folur publikisht.

Arian Çani: A e ke konsultuar me njeriun kryesor të PD që quhet Sali Berisha?

Fatbardh Kadilli: Jo, nuk e konsultuar me Berishën. Kam në gatishmëri dhe emrin tim në dispozicion të një projekti për t’u përballur opozita me pushtetin në Tiranë. Unë besoj se ky projekt që unë synoj të ngre, natyrisht besoj do të ketë dhe mbështetjen e Berishës. E shoh veten si një faktor bashkimi në një projekt ku e gjithë opozita që e ka fare të qartë se kush është Fatbardh Kadilli.

Arian Çani: Dhe a mendon se do të jesh anti-modeli i Erion Veliajt?

Fatbardh Kadilli: Në mënyrë absolute. Njeri më të thjeshtë se sa të bësh anti-modelin e Erionit nuk ka. Anti-modeli i Erion Veliajt mjafton që të jesh një person i ndershëm dhe i vërtetë dhe të mos jesh produkt i të tjerëve, por të jesh produkt i vetes.

Zjarr Tv Ad