Islami: Rama e urren BE-në, do përdorë negociatat për pushtet! Ditë historike, por e vonuar

0
453
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Islami tha se është ditë historike, e rëndësishme, por e vonuar për shkak të keqqeverisjes nga Edi Rama 10 vitet e fundit.

Ish-ministri theksoi se Edi Rama e urren BE-në dhe vendet europiane ndërsa shtoi se kreu i ekzekutivit ka bërë të pamundurën që negociatat të mos hapeshin.

“Rama e urren BE-në dhe vendet europiane, bëri të pamundurën që negociatat të mos hapeshin. Që nga momenti i parë kur ka qenë në opozitë me tre ligjet e Fierit, dhe deri në momentin e fundit me amnistinë fiskale dhe sulmonte vendet e BE-së një prej tyre që na ka mbajtur peng siç ishte Bullgaria, kërkonte të tregonte se është kundër negociatave dhe hapjeve. Opozita ka përshëndetur hapjen e negociatave por duke i kërkuar Ramës të heqë dorë nga sebepet për të minuar hapjen e negociatave.”-tha Islami.

Më tej Kastriot Islami tha se nuk është hera e parë që Rama është kundër BE por në retorikën e tij thotë që me mua Shqipëria ecën përpara.

“Sulmet për Ballkanin e Hapur dhe amnistinë fiskale, do i përdori në këtë aspekt, që unë heq dorë, me kushtin që djalit të mirë që jam unë, zgjatini mandatin, se kështu kam mundësi të bëj detyrat që më jepni ju, por Rama nuk i ka bërë mirë detyrat e caktuara nga BE.”-tha Islami.

Zjarr Tv Ad