Shkarkimi i Ahmetajt/ ‘Thumbon’ Erion Braçe: Globi rrotullohet…

0
753
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa kabineti qeveritar “Rama” pësoi sot ndryshime, ku u shkarkua zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe në vend të tij u caktua Belinda Balluku, vjen një reagim nga deputeti i PS-së, Erion Braçe. Ky i fundit, i njohur së fundmi për notat kritike edhe ndaj qeverisë së tij, nuk i ka kursyer ironitë.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Braçe shkruan se globi rrotullohet, duke kujtuar kështu faktin se ai u shkarkua nga detyra e zëvendëskryeministrit, dhe në vend të tij u emërua Ahmetaj.

Postimi i deputetit Erion Braçe
RRETH E RRETH PERQARK,
GLOBI RROTULLOHET;
DITE ME DITE, RROTULLOHET!, shkruan Braçe.

 

Zjarr Tv Ad