Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka hedhur akuza të forta në drejtim të Portit të Durrësit duke e cilësuar si ‘Porti i trafikantëve’. Balliu solli në vëmendje dhe raportet ndërkombëtare të cilat faktojnë akuzat e opozitës për lidhjet e qeverisë me trafikun e drogës.
Statusi i Balliut:
Raportet ndërkombëtare vazhdojnë të faktojnë akuzat e opozitës për lidhjet e qeverisë me trafikun e drogës. Konkretisht Porti i Durrësit sot njihet nga të gjithë dhe nga çdo vend në perëndim si Porti i trafikantëve. Kuptohet që një Port ku Drejtori emërohet nga Rama dhe punonjësit emërohen nga Rama nuk ka se si mos të kthehet në; PORT I DROGËS.
Burimi:Faqja zyrtare në Facebook e Klevis Balliut