Nga Klodian Tomorri/
A mund të na shpjegojë dikush që e di mirë, çfarë roli ka ky arkeologu, që thotë se Shqipëria është shtet artificial, tek kjo puna e Butrintit? Se që ky është i padenjë kjo është e provuar matematikisht. Të quash artificial një shtet, që kufizohet nga të gjitha anët me njerëzit e tij, ose je një tutkun shumë i madh ose ke marrë para. Ku ka rast të dytë në botë, që një shtet të kufizohet nga njerëzit e tij në çdo anë. Në veri të kufirit flitet shqip, në lindje shqip, në jug shqip. Di ky zotëria të na thojë ndonjë rast të ngjashëm?
Më tej, nëse Shqipëria paska qenë shtet artificial në 1913-ën, po gjuha shqipe kur u shpik? Në 1914-ën? Qenia më e ulet humane është akademiku që shtrembëron faktet shkencore përkundrejt parave. Është shumë më i pështirë se edhe vrasësi më i madh. Tani, nëse ky ka ndonjë rol me të vërtetë tek Butrinti, duhet përjashtuar urgjentisht. Nëse Fondi e ka pjesë të stafit duhet njoftuar që ky në Butrint nuk mund të shkelë dot dhe në administrimin e parkut nuk mund të ketë asnjë rol. Normalisht Ministria e Jashtme jo vetëm duhet ta kishte shpallur non grata, por duhet të bënte nota proteste tek të gjitha universitetet që punësojnë këtë njeri. Por kush ta bëjë thuaj. Këta e kanë mendjen për të bërë ndonjë resort me 5 yje në Jug.
Burimi:Postimi në faqen zyrtare në Facebook i Klodian Tomorrit.