Kriza e çmimeve/ Berisha: Rama kërcënon qytetarët me ndërprerje të energjisë elektrike! Shqipëria ka prodhuar me tepricë gjatë vitit 2021

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët pas një jave me zhvillime të shumta politike. Berisha ka zgjedhur të nisë fjalën me një prej problemeve shqetësuese në vendin tonë siç është furnizimi me energji elektrike. Ai është shprehur se tema kryesore tani është kërcënimi që Edi Rama u bën qytetarëve shqiptarë me ndërprerje të energjisë dhe rritje të çmimit të saj.

“Kryetemë është kërcënimi që Edi Rama u bën qytetarëve shqiptarë me ndërprerje të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët. Sipas tij kjo do ndodhë sepse cmimi i energjisë elektrike në bursë ka rënë. Para se të komentoj këto deklarata të tij duhet tu sqarojë shqiptarëve se falë hyrjes në prodhim të Kaskadës së Devollit, Fanit dhe mbi 50 Hidrocentraleve të tjera Shqipëria ka prodhuar në vitin 2021 rreth 9 terravat apo 8.9 terravat energji elektrike, prodhimi i saj rekord të cilin s’e ka pasur kurrë më parë. Shqipëria jo vetëm që nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike por ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport.” – tha Berisha.

Burimi:Konferenca e përjavshme me gazetarët.

Zjarr Tv Ad