Grupi Parlamentar i PD me kryetar Enkelejd Alibeajn, ka depozituar një kërkesë në Kuvend për ndryshime ligjore në ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin të klasifikuar “sekret shtetëror”, i ndryshuar. Ata kërkojnë që të gjitha dosjet të deklasifikohen.
“[…] konsiderohen të deklasifikuara dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në dokument.
Në të parashikohet dhe një përjashtim për disa dosje që nuk duhet të deklasifikohen, pra të mos jenë më sekret shtetëror. “Nga zbatimi i kësaj dispozite, përjashtohen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare”, vijon kërkesa.
Referuar kërkesës zyrtare të Grupit Parlamentar të PD, thuhet se zbardhja e dokumenteve për personat e gjymtuar dhe pushkatuar do t’iu shërbejë familjeve të tyre për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite.
“Diskutimi për deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, apo sic njihet në opinionin e gjërë publik hapjen e dosjeve, ka qenë i pranishëm gjatë këtyre 31 viteve në tryeza të ndryshme të debatit publik, dhe është kthyer gjithnjë si një nevojë, mision dhe objektiv i parealizuar”, thuhet më tej në kërkesë, të cilën mund ta lexoni të plotë më poshtë.
Më poshtë do të gjeni edhe dokumentin: