Prokurori i çështjes, ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj anëtares së KPK-së, Etleda Çiftja e cila akuzohet për fshehje pasurie.
Shtyrja e seancës është kërkuar nga vetë prokurori i çështjes i cili si shkak kadhënë problemet shëndetësore që ka.
Ndërkohë avokati i Etleda Çiftes deklaroi se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështje ishte nëpërmjet gjykimit të shkurtuar.
Seanca e rradhës është përcaktuar për t’u mbajtur në datën 12 shtator.
“Në seancën e kaluar prokurori i çështjes kërkoi që pretendimet e saj të jepeshin në shtator. Sot prokurori i çështjes ka sjellë një kërkesë që të shtyhet seanca ndaj klientes time. Duhet të bëhej gjykimi me urgjencë i kësaj çështje, nuk mund të pritet deri në shtator. Nëse ka apo jo konflikt interesi, atë nuk e cakton Etleda Çiftja”– u shpreh mes të tjerash, avokati mbrojtës i anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.