José Mourinho gati të rrëmbej objektivin e Juventusit, trajneri kontakton personalisht lojtarin

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Andrea Belotti është ende pa ekip pas largimit nga Torino në fund të qershorit, kur i skadoi edhe kontrata me klubin granata.

E ardhmja e Andrea Belotti mund të jetë sërish në Serie A. Ditët e fundit për ish-bomberin dhe kapitenin e Torinos, janë shtuar zërat për një interesim të fortë nga ana e Juventus që është në kërkim të zëvendësuesi të denjë për Vllahoviç. Megjithatë deri tani nuk ka asgjë konkrete lidhur me bisedimet midis palëve.

Nga ana tjetër, Roma e José Mourinhos është shumë më e interesuar. Sipas mediave italiane, trajneri portugez ka folur me drejtuesit dhe dëshiron ta ketë në skuadër Belottin. Thuhet se mes trajnerit dhe futbollistit ka patur edhe një kontakt të drejtë-përdrejtë, cka e ka bindur belottin të shkoj në kryeqytet.

Për ‘Special One’ ai do të ishte alternativa ideale e Abraham, dhe njeriu i duhur për të kompletuar repartin e sulmit, i cili tashmë është forcuar shumë me ardhjen e Paulo Dybala.

Zjarr Tv Ad