‘Shet moral djali i Kristaqit që firmosi varjen e poetit’/ Braimllari: Zero shqetësim për akuzat ndaj Metës

0
446
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke e konsideruar një lojë politike të orkestruar nga Rama, Partia e Lirisë nuk ka asnjë shqetësim lidhur me akuzat e Autoritetit të Dosjeve në drejtim të Ilir Metës si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit. Sekretari Organizativ i kësaj force politike, Endrit Braimllari thotë se “është e turpshme se si shet moral djali i Kristaq Ramës, i cili është firmëtari i urdhrit për varjen e poetit Havzi Nela”.

Braimllari: “Zero shqetësim për këtë çështje. Po lexoja një reagim të kryeministrit dhe është shumë e turpshme, e pamoralshme sesi Edi Rama bën moral kur babai i tij Kristaq Rama ka urdhëruar vrasjen e poetit Havzi Nela në grahmat e fundit të regjimit. Si mund të bëjë moral ky kur babai i tij është pjesë e asaj nemoklature? Është një çështje e manipuluar. Përgjegjësi morale dhe politike kur del kryeministri dhe flet në emër të dosjeve kur babai i tij ka urdhëruar dënimin me vdekje të një poeti të pafajshëm. Ai del pas 36 viteve dhe shet moral në opinion publik dhe bën si i pafajshëm”.

Përtej debatit politik, pyetjes nëse ka ardhur koha për deklasifimin njëherë e mirë të dosjeve, ai ka këtë përgjigje.

Braimllari: “Aty e kanë ligjin, ligjin e bënë socialistët. Pse nuk e zbatojnë? Pse e përdorin si instrument presioni? Ligji është bërë me ekspertë gjermanë”.

Braimllari foli edhe për çështjen e incineratorëve. Votën kundër shkarkimit të Arben Ahmetaj si zëvendëskryeministrit nga deputetët e Partisë së Lirisë ai e argumenton me faktin se kjo aferë shkon përtej emrit të tij.

Braimllari: “Çështja e incineratorëve nuk është çështje e izoluar e një apo dy personave, përfshin të gjithë kabinetin. Të gjithë duhet të shkojnë para drejtësisë. Kushdo që ka vendosur firmën në atë çështje duhet të marrë përgjegjësinë e merituar. Por ne shikojmë se nga ana e drejtësisë duhet bërë një punë e thelluar.Kryetari i bashkisë së Tiranës nuk thirret fare, është personi kryesor në këtë çështje. Kryeministri po ashtu. E keni parë si kryetari i bashkisë së Tiranës ka ashpërsuar gjuhën në publik? Pse e bën? Ka një problem shumë të madh se ka firmën e tij në këtë çështje. Do ushtrojmë presion qytetar që të shkojë para drejtësisë”.

Burimi : Ora News

Zjarr Tv Ad