Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i është drejtuar AKSHI-t me një kërkesë për informacion lidhur me shërbimet publike online.
Vasili ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, letrën e dërguar AKSHI-t ku i kërkon informacion nëse është identifikuar agresori që ka kryer sulmin kibernetik dhe nëse janë fshirë apo kopjuar të dhëna nga databaza e këtij institucioni.
Sipas Vasilit, gjendja paraqitet tepër e rëndë me shërbimet publike online dhe miliona të dhëna gjenden në kaos dhe me mundësi shfrytëzimi për qëllime kriminale.
Postimi i Petrit Vasilit:
Si deputet i jam drejtuar me Kerkese Zyrtare per Informacion drejtueses se AKSH-it lidhur me sherbimet publike on line. Gjendje paraqitet teper e rende me sherbimet publike on line dhe miliona te dhena gjenden ne kaos dhe me mundesi shfrytezimi per qellime kriminale. Qindra milion euro te shpenzuara per digitalizimin sherbimeve publike dhe sistemi on line u shemb ne pak ore dhe kjo eshte pak te thuash skandal shume i rende dhe praktikisht renie e shtetit.