“Si mundet që nuk ndalen ky soj?” Vdekja tragjike e fëmijës në Himarë, “shpërthen” Erion Braçe: Sa larg normales i kemi të pasurit tanë

0
6397
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar i revoltuar pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku komisari Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf një 5 vjeçare në breg të detit. Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe shkruan:

Postimi i Erjon Braçe në Facebook:

“PO SI KA MUNDESI? SI MUNDET QE NUK NDALEN KY SOJ?

Po pse qefin, argetimin e kane gjithnje me skaf, gjithnje ne delir dhe gjithnje jashte kontrolli duke bere dem deri ne krim?! SA LARG TE QENIT NORMAL I KEMI TE PASURIT TANE! SA LARG!”, shkruan Braçe.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në në plazhin e Potamit në Himarë. Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan. Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Tase ka qenë i pezulluar më herët pasi akuzohej për lejimin e kultivimit të kanabisit, por është rikthyer sërish në krye të komisariatit të Himarës.

Zjarr Tv Ad