Tragjedia në Himarë, Berisha: Dyshohet se skafi përdorej për trafik droge

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që flet për tragjedinë në Himarë, ku një 7-vjeçare që pushonte me familjen u vra nga një skaf. Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, skafi dyshohet se përdorej për trafik droge dhe ishte i paregjistruar.

POSTIMI I PLOTË

Skafisti me uniformë që i mori jetën vogëlushes Jonada e kishte skafin tëe paregjistruar.
Dyshohet se skafi përdorej për trafik droge.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Dr. përshëndetje, skafi që vrau dje 7-vjeçaren është i paregjistruar! Fakti që ai ndodhej në Portoromano, ngre shumë dyshime që ai është përdorur edhe për drogë! Një polic nga Himara më tha se ai skaf ka kaluar drogë në ishujt grek! Pyetja është: Kush i dha leje këtij personi të zbriste në det?! Sepse duhet të firmosë tek kapiteneria e zonës ku hidhet në det skafi. Ai nuk ka firmos askund për të shëtitur në det! Policia janë në dijeni se ai skaf është përdorur për drogë! Në cilën datë ka zbritur në det skafi?! Kush është djali i xhaxhait që i paska dhënë këtij skafin?!

Postimi i Sali Berishës në Facebook.

Zjarr Tv Ad