Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ndaj kryeministrit Rama, i cili e konsideroi atë dhe rivalet e tjerë si “vampirë politikë”. Sipas ish-Presidentit Meta, Ramës po i afrohet koha për mjekim. Nga Fieri, Meta u shpreh se për shkak të një kryeministri diletant, shteti ka falimentuar dhe në vend nuk a siguri dhe rend.
“Lidhur me zotërinë, ju e dini që të gjithë ata që kanë probleme si ai në këtë stinë pak të ngrohtë u rëndohen problemet e shëndeti, koha e mjekimit po afron. Ajo që mund të them është se Shqipëria është në një gjendje emergjence, shteti ka rënë në çdo aspekt, ka falimentuar për shkak të një kryeministri diletant që bën eksperimente kundër shtetit dhe ka falimentuar gjithçka, që nga siguria dhe rendi publike, deri tek bujqësia që është në një gjendje zie. Një njeri që nuk ndalet se vjedhuri në kohë pandemie, që falsifikon numrin e të vdekurve në pandemi, një njeri që përdor dhe tërmetin për të vjedhur bën cdo akuza”, tha Meta.
Burimi: Panorama.al