Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha ka reaguar në lidhje me raporton e DASH, për investimet në Shqipëri. Në një koment me titull “Melodia funebre e Rilindjes”, deputeti i Kukësit thotë se gjithçka vjen për shkak të dështimit të Edi Ramës. Sipas tij, raporti i DASH prej vitesh vë alarmin se po cenohet demokracia, nuk zbatohen parimet demokratike ne vend, nuk ka barazi ne tendera publike me fonde qeveritare, PPP jane korruptive, lincohen edhe kompani amerikane, investimet e huaja jane larguar.
KOMENTI I PLOTË I FLAMUR HOXHËS
MELODIA FUNEBRE E RILINDJES
E njëjta melodi funebër që nisi gati nje dekade me pare me aleancën e qelbësirave per te sjelle ne pushet Edi Ramen, “liderin global” autorin e nxirjes se gjithckaje e te gjithkujt, te vendosjes se bishtit edhe atyre qe nuk kishin bisht, te krijimit te nje fryme poshtrimi ndaj gjithkujt, te krijimit e shitjes ne publik te nje megamashtrimi me 300 mije vende pune e plot gënjeshtra te tjera qe shumekush i ka harruar, të kanabizimit ekstrem të Shqipërisë, te caktimit te deputeteve të inkriminuar në parlament, te kukullave të inkriminuara të bashkive pa garë, të cubave të parullës “bravo çuna” e të ministrave të suksesit nëpër burgje, të kobecëve e skifterëve në cdo drejtori të rilindjes, të pseudo sipermarresve foshnjore në kërkim të vjedhjes te qindra milionë eurove me bekimin e bankave në parajsa fiskale,te vjedhjes së cdo prone te shqiptareve, te tjetersimit te titujve te pronesise, te ligjerimi i padrejtësisë me kërbac për te pamundurit, te retorika banale fyese, te akuza, fyerja e poshtrimi i cdokujt qe mendon ndryshe kryeministrit, kjo eshte vija melodike e muzikes funebre per vendin tone e te ardhmen e tij qe ka kompozuar dirigjenti Edi Rama.
Dhe si cdo vit ne ndeshkohemi nga raportet ndërkombëtare të Amerikës e Europës biem poshte e më poshtë në renditje, celim disa herë shampanjën e mashtrimit e bisedimeve për antarsimin në BE. Edi Rama dështimin e shet sukses, kori i tij i madh u ben jehone mashtrimeve si sukses, mediat e tij te gjitha muziken funebre duan ta paraqesin si muzike vallzimi sikur lulezon Shqiperia rilindase…
E habitshme për çudi per te njëjtën melodi krimi e korrupsioni lartmadhnia dirigjent nuk pranon dështimin e tij dhe po më me shumë habi ndërkombëtarët në Shqipëri vetëm degjojnë në sfond me kufje në vesh këtë muzikë bajate që shurdhon shqiptarët të cilet vajtojnë në zi braktisjen e vendit.
Raporti i DASH prej vitesh vë alarmin se po cenohet demokracia, nuk zbatohen parimet demokratike ne vend, nuk ka barazi ne tendera publike me fonde qeveritare, PPP jane korruptive, lincohen edhe kompani amerikane, investimet e huaja jane larguar.
Raporti i DASH përmend “korrupsionin endemik, përfshirë gjyqësorin dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri”, “Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.”
‘Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme.”
Megjithe keto konstatime te rënda nga DASH, aftesia manipuluese e qeverise rritet per ta shitur te forte perkrahjen amerikane, nderkohe qe njerzit ne Shqiperi pyesin: Raportet e DASH janë të Amerikës qe zyrtaret lokale e shesin se certifikon gjithe mekatet e kesaj qeverie apo jane te ndonjë Amerike tjetër, të Amerikës qe ka hartuar e publikuar për çdo vit keto raporte qortuese.
Kryeministri ynë u lodh ta shesë të zezën për të bardhë, u lodh të bindë të huajt se Shqipëria është një parajsë por njerzit i ikin nga keqqeverisja dhe nderkohë të huajt nga larg e shohin dhe e thonë më mirë. DASH thote ka korrupsion endemik, kryeministri thote nuk ka fare korrupsion. Nuk e dime kush genjen e kush mashtron, DASH apo kryeministri i Shqiperise.
Ndërkohe në Shqipëri per këto probleme serioze te klimës së biznesit vetëm pak persona guxojnë te flasin, me kufjet e muzikës rilindje në vesh janë asfiksuar Dhomat e Tregtise e Shoqatat e Biznesit, askush nuk i pyet prej kohesh dhe heshtja e tyre vijon të blihet me tenderat e favoret e radhës.
Sipas kryeministrit në vendin tonë pa sindikata duhet te vije fuqi punetore nga vendet e tjera, por ne fakt nga vendi ynë po largohet kushdo që është i aftë për punë, po ikën nga pasiguria totale e jetës, nga rrogat e ulta, nga tallja e arrogancës qeveritare. Në këtë vend mungon vetem ligji qe kush nuk e sheh Shqiperine zonjë buzë Adriatikut duhet të shpallet armik nga gjykatat e Edi Rames.
Burimi: Postimi i deputetit demokrat