Skuadra e Manchester Cityt e ka nisur kampionatin anglez me një fitore të pastër 2-0 ndaj West Ham, duke treguar se është përsëri një nga kandidatet kryesore për triumfin final. I menjëhershëm ka qënë edhe impakti i sulmuesit Erling Haland në futbollin britanik. Ashtu siç kishte bërë edhe më herët me Salcburgun e Dortmundin, edhe këtë herë ylli norvegjez ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të parë në kampionat me ekipin e ri.
Loja e skuadrës së Guardiolës ishte e shkëlqyer, duke i dhënë mundësinë norvegjezit që të depërtonte vazhdimisht në mbrojtjen kundërshtare. Në një nga sulmet sulmet, Haland arriti të fitonte një 11-metërsh të cilin e shëndrroi po vetë në gol duke i dhënë avantazhin skuadrës. Në pjesën e dytë, erdhi edhe goli i dytë i norvegjezit me “qytetarët”, duke u bërë kështu lojtari i dytë në historinë e klubit, pas Serxhio Agueros, që debutonte në kampionat me dygolësh.
Këto dy gola mjaftuan për suksesin e skuadrës së Guardiolës e cila e nis me hapin e duhur kampionatin ku tashmë falë edhe Haland, cilësohet përsëri favoriti i paduskutueshëm për t’u mundur në garën për titullin kampion.