Partizani në gjum para fillimit të kampionatit, Bylis i jep leksion

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Bylisit ka shtangur Partizanin, në miqësoren e zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit! Ekipi i drejtuar nga trajneri Beqiri arriti të triumfonte me rezultatin 3-0. Kjo ndeshje u dha një ide më të qartë trajnerëve përkatës për foramcionet dhe lojtarë të vecantë.

Pjesa e pare e takimit ishte thuajse e barabartë, me raste të pakta shënimi nga të dyja palët. ndërkohë në pjesën e dytë skuadra e Bylisit filloi të sulmonte më tepër duke arritur të gjente edhe rrugën e rrjetës.

Goli i parë do të vinte në minutën e 56-të, me Kamara që do të zhvllokonte sfidën. Në këtë moment skuadra ballshiote e rriti ndjeshëm nivelin e lojës, duke shënuar edhe 2 herë të tjera, fillimisht me pogradecarin Marin Abazaj në minutën e 74-ët, dhe më pas me Kaçorrin që vulosi shifrat në 3-0.

Zjarr Tv Ad