Legjionarët: Strakosha ngroh stolin, Cokaj e Karrica shënojnë në Kroaci

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sezoni i ri futbollistik është në prag të fillimit të tij dhe pjesë e disa skuadrave të rëndësishme janë edhe futbollistët shqiptar. Por si ka qënë e diela për disa prej tyre.

Me mjaft interes pritej debutimi i portjerit të kombëtares Thomas Strakosha në Premier League me fanellën e Brentfor. Gjithsesi do të duhet ende kohë që ta shohim 27-vjecarin si titullar pasi në takimin e parë trajneri ka preferuar të hedh në fushë portierin spanjoll David Raya. Kështu strakosha e ndoqi nga stoli skuadrën në barazimin 2-2 përballë Leicester.

Në Kroaci, derbin shqiptar Në takimin Lokomotiv Zagreb-Rijeka e fituan vendasit me rezultatin 3-1. Lokomotika kaloi e para në avantazh në minutën e 14 me golin e Gorican, pesë minuta më vonë Enis Cokaj do të dyfishonte rezultatin për vendasit. Në të 34-tën minutë Karrica ngushtoi shifrat me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 2-1. Në fundin e të dytës vendsit shënuan edhe golin e tretë me Vasilj pas një asisti të marrë nga Indrit Tuci duke vulosur përfundimisht rezultatin. Për Lokomotivën Cokaj dhe Mersinaj e nisën ttullarë takimin me këtë të fundit që luajti për 90 minuta, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar Tuci hyri në lojë në minutën e 67 dhe u bë protagonist me asistin e golit të tretë. Ndërkohë për Rijekën Karrica dhe Selahi e nisën si titullarë takimin por u zëvendësuan përkatësisht në minutat 67 dhe 79.

Në Bundësligën 2, Klaus Gjasula është aktivizuar për 90 minuta në fitoren e Dramstadt përballë Braunschëeig 0-1. Pas tre javëve të para skuadra e Gjasulës ka marrë dy fitore dhe një humbje.

Në Hungari Prenga ka luajtur për 90 minuta ndërsa Doka është aktivizuar në minutën e 43 të takimit në humbjen 4-0 të Honvend përballë MOL Fehervar në javën e dytë të kampionatit hungarez.

Ndërkohë Marash Kumbulla e nisi si titular miqësoren Roma – Shakhtar 5-0 dhe ja la vendin Smoalling në minutën e 46 kur trajneri Mourinho vendosi të bënte plotë 5 zëvendësime.

Zjarr Tv Ad