Petrit Vasili, deputeti i Shtëpisë së Lirisë, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, në lidhje me rritjen e çmimeve teksa ka rreshtuar dhe arsyet kryesore të tkurrjes së konsumit.
Vasili mesazhin e tij e përmbyll me fjalët: Pra eshte e shume e qarte, se me qeverine e Edi Rames, qe ka pike te pare dhe te fundit te programit te saj vetem vjedhjen e pangopur, Shqiperine e pret gremina ekonomike, falimentimi ne mase dhe shpopullimi shkaterrimtar.
Statusi i plotë i Vasilit:
“Shqiptaret sot ashtu si dje ne Diktature, shtojne konsumin e bukes per te mbijetuar!
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore eshte fakt shume i rende, qe ka tronditur shqiptaret nga ana ekonomike. Por kjo tronditje ka edhe anen e saj shume te rendesishme shendetesore sepse shqiptaret, ashtu si dje ne Diktature, jane te detyruar te ushqehen ne menyre te njeanshme, kryesisht me buke,per te mbijetuar.
Shqiptare ashtu si ne kohet e diktatures komuniste kanë rritur konsumin e bukës per te kompesuar pamundesine e blerjes se produkteve te tjera. Ashtu si ne kohet e diktatures edhe sot shqiptaret kane ulur përdorimin e mishit, sallamit, vajit dhe bulmetit per shkak te çmimeve shume te larta, qe vijne nga politikat korruptive te qeverise, qe mbeshtet monopolet dhe oligarket, qe i zoterojne ato.
Eshte teper i rende fakti qe konsumi ka shënuar rënie për Produktet e Shportës, që varion nga 15 deri në 40% më pak krahasuar me vjet. Kompanitë kryesore të prodhimit dhe importit në vend pohojnë se arsyet kryesore të tkurrjes së konsumit janë:
🟥rritja e çmimeve nga shtrenjtimi i kostove
🟥emigracioni masiv i popullsisë, kryesisht të rinjve.
Bizneset kërkojnë ulje të taksave, pasi tkurrja e konsumit parashikohet të japë efekte:
◼️në falimentime dhe
◼️shkurtime të vendeve të punës.
Politikat korruptive te qeverise rilindase bejne qe nje produkt mishi ne Shqiperi te kushtoje 40% me shume se ne Maqedoni per shkak se:
🔶️Taksa e lëndës së parë përpunuese në Shqipëri është 12%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut është zero.
🔶️TVSH e produkteve të konsumit është 20%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut nga 5% që ishte u bë zero.
🔶️taksat për karburantin, gazin dhe energjinë,
🔶️kostoja e lartë nga taksat arrin deri në nivelin 40%.
🔶️Prodhuesi maqedonas automatikisht konkurron prodhuesin shqiptar me kosto 32% më pak, për shkak të lehtësive fiskale, duke shtuar këtu taksat për karburantin, gazin dhe energjinë, kostoja e lartë nga taksat arrin deri në nivelin 40%.
🔶️Nëse për të prodhuar një produkt mishi me kosto 500 lekë në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, për shkak të lehtësive fiskale, kostoja e prodhimit është 300 lekë”.
Megjithse jemi sezonin turistik në bare dhe restorantet e Tiranës e bregdetit të Jugut, operatorët thonë se konsumi ka rënë 30 deri në 40% nga rritja e çmimeve. Pra eshte e shume e qarte, se me qeverine e Edi Rames, qe ka pike te pare dhe te fundit te programit te saj vetem vjedhjen e pangopur, Shqiperine e pret gremina ekonomike, falimentimi ne mase dhe shpopullimi shkaterrimtar.”