“Pronat publike janë lënë si kolateral në banka”/ Deputetja e LSI-së: Skema e inceneratorëve, piramidë korrupsioni ku në majë qëndron Edi Rama

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron në majë të piramidës së korrupsionit në skemën e inceneratorëve.

Në një postim në Facebook, Xhixho thotë se ccdo ditë copëzat bashkohen ccdo ditë po rindërtojnë mozaikun e një skeme kriminale. Sipas Xhixhos, pronat publike janë lënë peng në banka si kolateral për ndërtimin e incenertorit të Tiranës.

Postimi i Erisa Xhixho:

Skema e inceneratorëve është një piramidë korrupsioni, në majë të të cilës qëndron kryeministri Rama. Copëzat që bashkohen çdo ditë po rindërtojnë mozaikun e një skeme të mirëfilltë kriminale, të vënë në zbatim me bekimin e kryeministrit.

Pas përfshirjes në të të pensionistëve në azile, të gjallë e të vdekur, të pastrehë e barinj që mezi sigurojnë bukën e gojës, kjo skemë mafioze përpiu edhe 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD. Grantet e pakthyeshme që Bashkimi Europian i jep qeverisë shqiptare si mbështetje për rritjen e kapaciteteve në bujqësi kanë përfunduar në xhepat e atyre që janë në kërkim.

Pronat publike janë lënë peng në banka si kolateral për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Nga 8 kredi të marra në 2021, shqiptarëve u kanë mbetur të paguajnë nga xhepi edhe 16 milionë dollarë.

Kjo është filozofia qeverisëse e Edi Ramës: pronat publike vihen si garanci për kreditë që përfitojnë bandat si ajo e inceneratorëve. Të humburit janë në çdo rast shqiptarët që varfërohen çdo ditë sepse vidhen çdo ditë nga qeveria e inceneratorëve.

Zjarr Tv Ad