Pronarët i lanë afat për kthimin e parave, si i vodhi 9 mln lekë në Exchange e reja në Tiranë! Mori edhe kredi që i dashuri të investonte në Bitcoin

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dje shtetasen B. Shtepani, e cila akuzohet si autorja e vjedhjes së një shume prej 9 milionë lekësh në një pikë këmbimi monetar në Tiranë ku ishte punësuar së fundi.

Sipas burimeve, e reja është paraqitur vetë pranë komisariatit për të rrëfyer edhe krimin. Këtë lëvizje sipas saj e ka bërë për shkak se pronarët e biznesit i kishin lënë afat për kthimin e parave.

Por, nga deklarimet e marra nga oficeri i Policisë Gjyqësore rezulton se shuma është marrë përgjatë gjithë javës deri në konstatimin e situatës. Para hetuesve vajza ka thënë se paratë i ka marrë për të dashurin e saj me inicialet Y.K., ndërsa me shumat e parave do të blihej monedhë dixhitale “Bitcoin”. Madje, ajo ka konfirmuar se ka bërë edhe një martesë të aluduar si fiktive me një të afërm të tij për shkak të disa problemeve.

E me sa duket shprehja dashuria i ka sytë e verbër këtu gjen vend. Ajo ka treguar përpara Policisë se ka marrë edhe kredi për të dashurin, kredi e cila vijon ta paguaj ende. Për shkak të përmendjes së emrit në dosje, edhe ai është shpallur në kërkim. E reja kishte nisur punë në pikën e këmbimit më datën 27 korrik e ndërsa me datën 2 gusht, është konstatuar edhe vjedhja nga pronaret e pikës valutore.

Ajo u arrestua tri ditë më parë, ndërkohë që në hetimet paraprake, gjatë dëshmisë së saj ajo ka treguar edhe detaje të tjera që lidhen me investimin e saj për personin, i cili tashmë është në kërkim nga Policia

Zjarr Tv Ad