“Luftë e frikshme për territor dhe dominancë”- Artan Hoxha reagon për vrasjet e fundit: Krimi i organizuar ka ndryshuar hierarki. Shteti, një agjenci funerale që…

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me vrasjet e fundit në vend. Teksa i referohet atentatit me dy të vrarë në Vlorë, Hoxha thotë se bilanci i krimeve të rënda mafioze është më shumë se tragjik.

Sipas tij, në nivelet e larta të krimit të organizuara po ndodhin beteja të pamëshirshme, duke theksuar se ka ndryshuar hierarkia drejtuese e krimit për te paktën një dekade në vazhdim. Ai thotë se po bëhet një luftë e frikshme për territor që ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa shteti thekson Hoxha “nuk është as spektatore, por një agjenci funerale, që i duhen marangozë për të përballuar fluksin e të vdekurve”.

Postimi i tij:

“Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi urën e Fushe Krujës, shkrova ketë status, ..:

Për fat te keq, vetëm një muaj pas, pas atentatit të sotëm në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze është me shume se tragjik.

Nëse në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh një beteje e pamëshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për te paktën një dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashtë kontrollit, ku shteti tashme nuk është as spektator, por nje agjenci funerale qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangozë të zote për te përballuar fluksin e te vdekurve…”, shkruan Hoxha.

Zjarr Tv Ad