“184 mln euro borxh ndaj OSHEE-së”/ Vasili: Bashkitë e Ramës vjedhin taksat për t’ua çuar inceneratorëve, por nuk paguajnë energjinë elektrike

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka shprehur kritika ndaj borxhit prej 184 milionë euro të papaguar që kanë ujësjellësat ndaj OSHEE-së.

Në një reagim në Facebook, Vasili shkruan se bashkitë e kryeministrit Edi Rama vjedhin taksat e qytetarëve për të paguar inceneratorët, por nuk kanë të ardhura për të shlyer borxhet e energjisë elektrike.

Sipas Vasilit, kjo vjedhje e taksave nga qeveria Rama ka falimentuar bashkitë nga ana financiare.

Postimi i Petrit Vasilit:

Bashkite e Edi Rames paguajne Inceneratoret, por s’paguajne 184 milion euro energji te ujesjellsave! Bashkite e Edi Rames i kane borxh plot 184 milion euro per energjine elektrike te papaguar nga ujesjellsat.

Durresi,Kavaja, Vlora,Kruja, Kurbini dhe Patosi kane borxh rreth 100 milion euro.

Bashkite e Edi Rames vjedhin qytetaret perdite duke rritur taksat e pastrimit, si Durresi qe e trefishoi taksen e pastrimit qe te paguajne Inceneratoret.

Para’ per Inceneratoret ka qeveria e Edi Rames ndersa per te paguar energjine elektrike per ujesjellsat sherbimin me jetik per qytetaret nuk kane.

Kjo vjedhje me permasa te tilla e Qeverise se Edi Rames falimentoi dhe Bashkite nga ana financiare dhe u perdor si shkak edhe qe qeveria te rrembente te gjithe ujesjellsat ne grushtin e saj. Bashkite perfundimisht jane vetem Bordero Patronazhistesh dhe asgje tjeter.

Zjarr Tv Ad