Rusja e ndaluar në Gramsh pas sulmit ndaj ushtarëve, gazetari bullgar: Miku i saj ‘fotograf’ u arrestua në Egjypt, ndërhyri ministria…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i njohur bullgar Christo Grozev, pjesë e ekipit që zbuluan agjentët rus që helmuan ish-spiunin rus Sergei Skripal, ka reaguar pas sulmit të ndodhur një ditë më parë ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh.

Ai shprehet se një nga rusët e arrestuar Svetlana Timofeeva ka qenë pjesë e grupit të fotografëve të ndaluar në muajin Janar në Egjypt, njëri prej të cilëve u vu në pranga. Grozev shton se është dashur ndërhyrja nga ana e ministrisë së Jashtme ruse për lirimin e tij.

Një nga rusët e arrestuar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e “fotografëve”, një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga Ministria e Jashtme ruse”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad