E njëjta “dorë” si në Shqipëri? Hakerat sulmojnë faqet qeveritare në Malin e Zi, i pari i këtij lloji në vend

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pushteti ekzekutiv malazez ka njoftuar se infrastruktura informative e Qeverisë ka qenë shënjestër e sulmit të hakerave dhe ekspertët e Ministrisë së Administratës Publike po punojnë për përcaktimin e dëmit.

Të dhënat paraprake tregojnë se këto ishin sulmet më të sofistikuara që kanë ndodhur ndonjëherë në Mal të Zi dhe se ato përbëhen nga një kombinim i disa metodave të ndryshme të sulmit, thuhet në komunikatë.

Siç është theksuar, tani për tani nuk është konfirmuar se zbulimi i hershëm i sulmit ka lejuar që sistemet kyçe të mbeten të mbrojtura, por shkalla e dëmtimit është duke u përcaktuar, pas së cilës do të jepen informacione më të sakta.

Një sulm i ngjashëm ndodhi dhe në Shqipëri një muaj më parë dhe qeveria u detyruar të ndërpresë shërbimet online për disa ditë, duke qenë se bëhej fjalë për një sulm të paprecedentë dhe të sofistikuar. Partnerët amerikanë ndihmuan në rikuperimin e tyre dhe tashmë, prej ditësh, sistemet janë në funksion të plotë.

Zjarr Tv Ad