Policia e Gjirokastrës shpëton turistët gjermanë në Kanionin e Langaricës, prej orësh të bllokuar, reshjet e shiut rritën nivelin e lumit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër turistë gjermanë janë shpëtuar nga efektivë të Policisë së Gjirokastrës në Kanionin e Langaricës. Ata janë bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të lumit nga reshjet e shiut që pasditen e sotme kanë prekur gjithë vendin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve në kanionin e Langaricës.

Ata kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 turistëve nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar, të cilëve më pas u është ofruar asistenca mjekësore. Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Zjarr Tv Ad