“Luiza Gega nuk e praktikoi kurrë sportin e sharjes së vendit të vet”- Veliaj tregon projektin: ‘Pallati i Sportit’ dhe stadiumi ‘Selman Stërmasi’ do bëhen si Arena Kombëtare

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka dhënë lajmin për zhvillimin e projektit të njëjtë si tek Arena Kombëtare edhe për Pallatin e Sportit dhe për stadiumin “Selman Stërmasi”.

Me kërkesë të kryeministrit ne kemi filluar të gjitha procedurat që të bëjmë të njëjtin projekt që u bë me Arenën Kombëtare dhe për Pallatin e Sportit dhe për stadiumin “Selman Stërmasi”

Tani pyetja është do i bëjmë këto sa kemi takat apo do harxhjmë të sqarojmë cinikët, thikat pas shpine që marrin gjysmën e kohës të realizojmë projekte të tilla?”, tha Veliaj në ceremoninë e nderimit për kampionen e Evropës Luiza Gega.

Teksa tha se Bashkia Tiranë ka aplikuar që vitin tjetër të “jemi kryeqyteti evropian i sportit”, Veliaj tha se Luiza nuk është marrë kurrë “me sportin e rrezikshëm të sharjes së vendit”.

“Edhe në ditët kur nuk ishte kjo qeveri e kjo bashki, as këto kushte, Luiza nuk e praktikonte kurrë atë që i shari i shtetit të vet, se ka bërë kurrë dhe në ditët e vështira, nuk i doli kurrë një fjalë e keqe, të luajë sportin e sharjes së vendit s’e ka bërë kurrë.

Sot jam dyfish krenar si shqiptar dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, do jetë xhevahiri i klubit tonë kjo arritje” tha Veliaj.

Zjarr Tv Ad