Qeveria merr vendimin, zgjatet me tre muaj paketa anti-krizë në ndihmë të transportit publik

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se gjatë mbledhjes së qeverisë këtë të është marrë vendimi për shtyrjen me tre muaj të paketës anti-krizë që është në fuqi për transportin publik.

“Ashtu siç jeni në dijen ne me aktin 225 kemi përcaktuar një masë kompensimi për të gjitha kompanitë e transportit e cila ka qenë në fuqi deri në muajin gusht. Gjatë kësaj peridhe janë tërhequ 60 përqind e fondit, kjo dhe për shkak të procedurave dhe kushteve që duhen plotësuar.

Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë të vijojë në muajin gusht shtator dhe tetor. Kjo është një paketë që qeveria e ka projektuar dhe e mban në fuqi edhe për tre muajt e ardhshëm dhe nuk do të ketë impakt shtesë në buxhet pasi është parashikuar që në fillimin e vitit në paketën anti-krizë”, tha Balluku.

Zjarr Tv Ad