Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja Ekonomi: 95% e kompanive Call Center s’preken
Nuk ka panik. Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi qetëson sot duke u shprehur se 95 përqind e kompanive të ‘Call Center’ në Shqipëri nuk preken nga ligji i miratuar në Itali dy ditë më parë.
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi deklaroi se edhe ai 5 përqindësh që preket ka kohë mjaftueshëm për t’u ristrukturuar dhe për të mos u mbyllur edhe pas nisjes së zbatimit të ligjit. Nga ana tjetër, ministrja Ekonomi deklaroi se janë duke negociuar me Italinë në mënyrë që Shqipëria të përjashtohet nga efektet e këtij ligji.///