Debati mbi dokumentet e klasifikuara në rezidencën e Trump

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjykatëse federale ka vendosur për mbajtjen e një seance dëgjimore këtë javë për mundësinë e caktimit të një eksperti të pavarur për të shqyrtuar dokumentat.

Disa prej të cilave të klasifikuara, të marra nga rezidenca e ish-Presidentit Donald Trump, i cili pretendon se mbrohet nga imuniteti i ekzekutivit.

Diçka që zakonisht nuk vlen për ish-presidentët. Departamenti i Drejtësisë i është përmbajtur praktikës së mëparshme, duke mos komentuar për hetime në vazhdim.

Një betejë ligjore ka filluar që kur agjentët federalë bënë kontroll në Mar-a-Lago, rezidencën në Florida të ish-Presidentit Donald Trump.

Megjithë kërkesat prej muajsh dhe një fletëporosie të dërguar më herët këtë vit, ish-presidenti mbajti dokumentet. Arkivat Kombëtare thonë se duhen të ishin ruajtur sipas Ligjit për Dokumentacionin Presidencial, dhe jo në shtëpinë e dikujt.

Agjentët gjetën 11 dosje dokumentash të klasifikuara. Disa prej tyre përmbanin edhe emrat e personave që kanë shërbyer si burime konfidenciale.

Presidenti Trump dhe ekipi i tij ligjor nuk kanë vendosur nëse duhet t’i bëjnë publike detajet e urdhrit për kontroll të Departamentit të Drejtësisë.

Ata i kërkuan një gjykatëseje federale, të emëruar nga zoti Trump në vitin 2020, që të caktojë një “arbitër” të pavarur.

Gjykatësja Aileen Cannon është shprehur paraprakisht në favor të një emërimi të tillë.

Ish-Presidenti Trump thotë se i ka çklasifikuar dokumentat në fjalë gjatë kohës kur ishte ende në detyrë në Shtëpinë e Bardhë. Është një pretendim që pasardhësi i tij, Presidenti Joe Biden e hedh poshtë.

Presidenti Biden thotë se as nuk dëshiron t’i dijë detajet e hetimit dhe se është në dorë të Departamentit të Drejtësisë.

Zjarr Tv Ad